Ikja pa kthim, shqiptarët në vendin e dytë për marrjen e pasaportës në këtë vend të BE

Shqiptarët janë renditur të dytët në Europë sa i përket fitimit të shtetësisë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Emigrantët e ikur në vite tashmë po bëhen qytetarë me të drejta të plota në BE, kryesisht në Greqi dhe Itali.

Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se 58,853 morën shtetësi në një nga vendet e BE-së në 2017-n, duke u renditur ndër tre vendet e para në Europë që kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së. Në vend të parë është Maroku, me rreth 68 mijë pasaporta dhe në vend të tretë, India me 32 mijë pasaporta.

Italia ka dhënë 27,112 pasaporta për shqiptarët, teksa ata rezultojnë më të “preferuarit”, duke u renditur të parët. Pas tyre janë marokenët (22.6 mijë) dhe brazilianët (rreth 10 mijë).

Greqia ka dhënë gati 30 mijë pasaporta për emigrantët shqiptarë. Ata që jetojnë në Greqi kanë rezultuar tepër të preferuar sa i përket vendimmarrjes së institucioneve për t’i dhënë shtetësinë. Vendi i dytë që ka marrë më shumë shtetësi greke është Ukraina, me vetëm 500 dhe të tretët janë moldavët me 378.

Përveç Greqisë dhe Italisë, shqiptarët po arrijnë të marrin pasaporta dhe në shtete të tjera, por me shifra shumë më të ulëta. Belgjika ka dhënë 571 pasaporta, Gjermania ka dhënë 374 pasaporta, Mbretëria e Bashkuar 315, Franca 282.

Burimi: Monitor.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *