Postoi unazën me diamantë në Instagram, “Xhisielës i hedhin lëndë plasëse në shtëpi”

Xhisiela Maloku është vajza nga Fushë-Kruja , e cila u bë e famshme disa muaj më parë, për shkak të historisë me djalin e deputetit Rrahman Rraja.

Së fundmi ajo kishte postuar në Instagram një unazë diamanti, mbi kutinë e së cilës kishte edhe një dedikim.

Mbi kuti shkruhej:

Veçanërisht për ty.
Xhisiela e kishte lënë anonim emrin e dërguesit, ndërsa të gjithë filluan aludimet, se mund të ishte djali i deputetit.

Ndërkohë në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një denoncim për vënie tritoli në shtëpinë e Xhisiela Malokut. Sipas denoncuesit, shkak për këtë është bërë postimi i saj në Instagram.

Ndër të tjera qytetari shton se kjo është hera e tretë që i vënë tritol në shtëpi, ndërsa hera e fundit ka qenë më 29 qershor. Më tej denoncuesi tregon se mbrëmë ka pasur edhe të shoqëruar nga policia.

Mesazhi për JOQ Albania

Ca i bete asaj xhisieles me ate lajm mbrem serish i kane hedhur eksploziv ne shpi ku forca te shumta policie jane pare ne vendgjarje kerkoni informacion nga komisariati Fush kruje kjo eshte e treta here qe ia vene. Dhe me daten 29 qershor ia kane hedhur , ndersa mbreme ka pasur dhe te shoqeruar mga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *