Humbi të drejtën e kujdestarisë, nëna “monstër” i merr jetën vajzës 3-vjeçare

Një nënë 40-vjeçare është akuzuar se i ka marrë jetën vajzës së saj 3-vjeçare, pasi humbi të drejtën e kujdestarisë ndaj saj.

3-vjeçarja, Isla Gurney u gjet e pajetë në shtratin e saj në një pronë në New South Wales të Australisë.

Nëna e saj ishte në një dhomë tjetër në banesë, në gjendje të pavetëdijshme, pasi kishte konsumuar lëndë psikoaktive.

Aktualisht policia po heton nëse vdekja e Islës ishte e lidhur me humbjen e të drejtë së kujdestarisë ndaj vajzës së saj.

Pasi zbuloi se vogëlushja e saj do të jetonte me babanë e saj biologjik, Natan Katterns, gjendja psikologjike e Tamara-s ishte rënduar së tepërmi.

Mediat lokale raportuan se në trupin e 3-vjeçares nuk kishe shenja dhune, ndërkohë policia po pret rezultatet e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së vogëlushes.

Burimi: The Sun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Your Website Title