Too many requests

Del nga karantina për të bërë plazh, policët i shkojnë qytetarit me helikopter

Edhe pse koronavirusi po merr jetë njerëzish dhe rastet e reja shtohen dita ditës, në Itali sërish ka qytetarë që thyejnë karantinën. Së fundmi një qytetar e ka thyer karantinën dhe ka dalë të marrë rreze dielli në plazh.

Shumë shpejt ndërhyn me helikopter policia duke e detyruar që të ngrihet dhe të mbyllet në shtëpi. Video është xhiruar në Palermo.

Italia vijon të jetë një nga vendet më të prekura nga koronavirusi dhe policia po bën maksimumin për të mos lejuar asnjë person që të kryej shkelje dhe të kthehet në një burim të përhapjes së Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Your Website Title