Too many requests

Takoi fshehurazi dashnoren me Koronavirus, babai infekton djalin 13 vjeçar

Në Rovigo të Italisë, një baba ka takuar fshehurazi dashnoren me Koronavirus dhe si rrjedhojë ka infektuar djalin e tij 13 vjeçar. Historia është raportuar nga “II Gazzettino” dhe ka deklaruar drejtori i përgjithshëm lokal i ULSS, Antonio Fernando Compostella.

Ai tregon se babai ishte në një marrëdhënie “klandestine” me një person të infektuar. Compostella shprehet se ai ka mbledhur informacion për familjen e 13 vjeçarit. I ati nuk është sjellë me përgjegjësi, duke harruar ose lënë mënjanë kontaktet që ka pasur.

Kujtojmë se Italia rradhitet e treta në rradhë për numrin e rasteve të infektuara me 152.271, pas SHBA-së (533.115) dhe Spanjës (166.019). Përsa i përket numrit të viktimave Italia ( me 19.468 humbje jetësh) rradhitet e dyta pas SHBA-së, ku 20.580 persona kanë humbur jetën.

Burimi: “huffingtonpost.it”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Your Website Title