SHQIPËRIA DREJT NORMALITETIT, MË 27 PRILL RRITET ORARI I LËVIZJES DHE HAPEN TË TJERA BIZNESE

Do të tregohemi në çdo fazë shume të kujdesshëm, duke vlerësuar kurbën epidemiologjike, shpërndarjen e vatrave të infeksionit, transmetueshmërinë e infeksionit si dhe përballimin nga strukturat spitalore të rasteve me simptoma të Covid-19,” u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Orgerta Manastirliu në deklaratën ku bëri me dije edhe ndryshimin e fashës së orarit të lëvizjes.

“Duke filluar nga dita e hënë, datë 27 prill, do të zgjerohet fasha e lëvizjes të qytetarëve nga 90 minuta në 2 orë, duke ruajtuar parametrat e sigurisë, distancimit social dhe duke zgjruar mundësinë e kryerjes së shërbimeve thelbësore në një hapësirë kohore më të gjerë.”

Përsa i përket bizneseve që do të hapen:

  1. Dyqanet e veshjeve të tekstileve, këpucëve dhe artikujve prej lëkure;
  2. Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikuj shtëpiakë;
  3. Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara;
  4. Shërbimi taksi;
  5. Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Your Website Title