Zyrtarë të Koresë së Jugut thonë se Kim Jong un është ‘gjallë dhe mirë’

Një ndihmës i presidentit të Koresë së Jugut tha të dielën se qëndrimi zyrtar i qeverisë së vendit të tij është se diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un është ‘gjallë dhe mirë’ pavarësisht spekulimeve se Kim ka vde kur ose është ‘buzë varrit’.

“Kim Jong Un është gjallë dhe mirë. Ai po qëndron në zonën e Wonsan që nga 13 prilli. Asgjë e dyshimtë nuk është vënë re deri më tani”, tha për Fox News Chung-in Moon. Këshilltar për politik të jashtme i presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Shumë media ndërkombëtare raportuan për vde kjen e Kim duke u bazuar në burime të inteligjencës amerikane dhe të Koresë se Jugut.

Sipas një raporti të Washinton Post të publikuar këtë të diele, dyshimet për vde kjen e mundshme të diktatorit nisën të qarkullojnë më 15 prill, kur ai nuk mori pjesë në organizimet për ditëlindjen e gjyshit të tij të ndjerë.

Mediat në Korenë e Jugut kane raportuar se Kim i është nënshtruar një operimi kardiovaskular më 12 prill në një spital jashtë Pyonguang, kryeqytet i Koresë së Veriut, dhe se gjendja e tij po përmirësohej.

Tre zyrtarë qeveritar me njohuri të situatës i thanë Washington Postit dhe dy qeveritë, amerikane dhe jug-koreane janë skeptike sa u përket raporteve se Kim është i vde kur ose në gjendje të rëndë.

Kim nuk është parë në publik që nga 11 prilli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Your Website Title