Mbyllje në orën gjashtë? Skënder Brataj: Nuk mund të kemi lehtësim të masave

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj disa çaste më parë ka folur në lidhje me situatën epidemiologjike,

duke thënë se Shqipëria nuk mund të ketë lehtësim të masave anti-Covid, ndërsa situata në vend është duke u përkeqësuar.

I pyetur nëse do të kufizohet edhe me dy orë lëvizja duke e zbritur në 18:00, Brataj ka thënë për “News24” se po shihen opsionet që i kanë edhe vendet e tjera të botës.

Ndër të tjera ai tha se është e rëndësishme të kufizohen ato faktorë që kontribuojnë më tepër në përhapjen e virusit, si shkollat, transporti publik, por edhe orari i kufizimit të lëvizjes.

Më konkretisht, ai është shprehur se:

Ka shumë opsione, kur më pyesin, unë marr opsionet e gjithë botës, që nga ulja e orarit, rishikimi i orareve të shkollës,

transporti publik. Të gjithë ato faktorë që ndikojnë në përhapjen e virusit. Kush janë ata faktorë më të dëmshëm.

Kur ka përkeqësim, nuk mund të hiqen masa. Kritike është kjo faza tani deri në pranverë, maj-qershor.

Ulen faktorët e përhapjes me diellin e nxehtë, ventilimin. Në këto dy muaj duhet të jemi të kujdesshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *