Nuk pranonte të ndahej/ Ky është 27-vjeçari shqiptar që qëlloi me thikë të dashurën greke

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Itali tri ditë më parë, ku një shqiptar i identifikuar si Jetmir Kurtsmajlaj sulmoi me mjet prerës ish-të dashurën greke.

Sipas mediave italiane ai sulmoi ish-të dashurën e tij në rrugë, duke e therur me thikë.

Kurtsmajlaj, djali 27-vjeçar me origjinë shqiptare, ish-student në Politeknikun e Torinos nuk pranoi që të ndahej nga e dashura për këtë tentoi ta vrasë.

Vajza 20 vjeçe, një studente me origjinë greke, u shtrua në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Në dëshminë e tij para policëve, 27-vjeçari shqiptar tha se është i penduar dhe nuk ka dashur që ta vrasë, por vetëm ta trembte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *