Vrasja e Kristinës dhe Zhanetës në Astir/ Motra e viktimave hap proces gjyqësor: Kërkoj nipin

Më 31 dhjetor të vitit që sapo lamë pas një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën dhe jo vetëm pasi

Përparim Ademi ekzekutoi dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi të cilat kishin marrëdhënie dhe njiheshin me të

. Sipas FaxNews Adriana, motra e Zhanetës dhe Kristinës ka kërkuar kujdestarinë e djalit të Zhanetës. Ajo ka nisur një proces gjyqësor në

Gjykatën e Tiranës për të marrë kujdestarinë e nipit të saj që ka mbetur jetim.

Ky i fundit është 14 vjeç dhe momentalisht jeton me motrën e të ëmës, e cila së fundmi kërkon të marrë edhe kujdestarinë.

Ajo jeton në shtetin grek prej vitesh dhe burime bëjnë me dije se pikërisht në këtë shtet kërkon nga Gjykata ti

aprovohet kërkesa për të marrë nipin që të jetojë me të. Ndërkohë kujtojmë se ngjarja e rëndë u zhvilua në sy të fëmijës së mitur 14-vjeç, ndërsa është ende në hetim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *