Aksident i rëndë mes dy veturave në Prishtinë, 4 të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në Veternik të Prishtinës, raporton GazetaBlic.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 18:00 në lagjen Vetërnik, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete.

Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal”, tha Ahmeti./GazetaBlic 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *