Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në magjistralen Merdare – Podujevë, raporton GazetaBlic.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:30 në magjistralen Podujevë-Merdare, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar 3 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.
Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 40 aksidente, 15 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./GazetaBlic