Dalin pamjet nga aksidenti në Rrugën e Kombit, policia jep detaje për viktimën

Publikohen detaje të reja nga aksidenti në rrugën e Kombit. Policia konfirmon se ka humbur jetën drejtuesi i një mjeti tip “BMW” me inicialet A.GJ.

Aksidenti ndodhi pasi tre automjete janë përplasur në hyrje të Rrëshenit, dy mjete te vogla dhe një trajler.

Siç mund të shihni në fotot e mëposhtme përplasja ka qenë e fortë, ndërsa dyshohet se viktima ka qëndruar 30 minuta në automjet.

“Në aksin rrugor Milot-Rreshen , në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën.”, njofton policia.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *